Vlera e Bitcoin ka vazhduar së rëni gjatë fundjavës pasi ra nën 34,000 dollarë , sipas shkëmbimit të kriptomonedhave Coinbase.Kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut tani ka rënë me 50% që nga piku i saj në nëntor të vitit të kaluar.Rënia e vlerës së aseteve dixhitale vjen pasi tregjet e aksioneve në mbarë botën gjithashtu shënuan rënie ditët e fundit.Të hënën, disa tregje aziatike u shënuan rënie në indeksin standard Nikkei të Japonisë që ra me rreth 2%.Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptomonedhave me një vlerë totale prej 650 miliardë dollarësh.
Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, me më shumë se 10% në javën e fundit.Megjithëse pjesa më e madhe e vitit 2022 ka qenë relativisht e qetë për tregun e kriptomonedhave, tregtimi i paqëndrueshëm i aseteve dixhitale nuk ka qenë aq i pazakontë në vitet e mëparshme.Tregtimi ka qenë i dominuar prej vitesh nga investitorë individualë, por kohët e fundit tregu ka parë një fluks investitorësh profesionistë, si fondet mbrojtëse dhe menaxherët e parave.
Me investitorët më tradicionalë që tregtojnë asete dixhitale, kriptovalutat kanë ndjekur gjithnjë e më shumë lëvizjet e tregjeve globale të aksioneve.Shumë nga investitorët institucionalë që blejnë kriptovaluta i trajtojnë ato si asete me rrezik, të ngjashme me aksionet e teknologjisë.





