Sot për herë të parë në Spitalin e Prizrenit është intervenuar tek një pacient në gjendje të ndërlikuar tek i cili është vendosur pacemakeri dhe në të njëjtën kohë i është bërë stentimi.
Intervenimi i llojit të tillë ka qenë për herë të parë në këtë spital, i cili është kryer nga ekipi i kardiologëve invazivë nga QKUK dhe kardiologëve të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.





