• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, April 2, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Pensionistët kërkojnë reformë të skemës pensionale e sociale: S’mund të mbijetosh me 100 euro në muaj

tvprizreni by tvprizreni
February 19, 2023
in EKONOMI, LAJME
0
AAK me nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës, synojnë ta largojnë kriterin prej 15 vite përvojë pune para luftës
0
SHARES
230
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, ka thënë se gjitha pushtetet nuk kanë arritur ta adresojnë çështjen e pensionistëve.

Gashi ka thënë se një pensionist nuk mund të jetojë me 100 euro në muaj.

“Nuk është vetëm kjo Qeveri, por të gjitha qeveritë, në kampanja zgjedhore premtojnë mjaltë dhe qumësht, por në realitet na ofron thera dhe shkurre. Edhe kjo Qeveri nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës”, tha Gashi për Ekonomia Online.

Gashi tha se kur flitet për pensionistët, duhet të pyeten vetë ata, porse Ministria e Financave ka refuzuar vazhdimisht që t’i përfshijë në proces.

“Më e keqja është se nuk ka vesh me dëgju dhe nuk e ka sensin e të dëgjuarit. Kur bëhet fjalë për pensionistët duhet të pyeten pensionistët. Ne nuk jemi të verbër, nuk jemi të shurdhër. Ne nuk jemi më pak të ngritur në aspektin profesional dhe intelektual sesa ata që po vendosin për ne, bile po them me kompetencë që ata janë e më pak përvojë dhe më pak të informuar për këto çështje sesa që janë pensionistët”, tha Gashi.

Gashi thekson se Qeveria e ka për detyrë t’i rrisë pensionet në bazë të indeksit të inflacionit.

“Këta kanë vendosë me na pre një këmishë, pavarësisht që s’i kanë matë dimensionet tona sa janë. Dimensionet tona janë të gjithë popullatës së Kosovës që është me një inflacion deri në 60 për qind brenda 2 vjetëve. Qeveria e ka me ligj që ta bëjë vlerësimin e indeksit të inflacionit çdo fund vit dhe komfor inflacionit t’i rrisë pensionet për çdo vit”, tha ai. “Ne po e dëgjojmë në media që është duke u bërë reformë. Ne i kemi bërë shkresë zyrtare përmes email-it Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të përfshijnë një person nga Lidhja e Pensionistëve në Komisionin për hartimin e këtij draftligji. Ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, nuk na kanë ftuar kurrë. Kemi bërë kërkesë që të kemi një kopje të këtij draft-ligji dhe as kopje nuk na kanë dërguar. Për ata ne nuk ekzistojmë dhe për ata ne nuk paraqesim asgjë”.

Gashi tha se më shumë se gjysma e parave që pensionistët marrin shkojnë në barna, kështu që atyre nuk u mbetet asgjë për ushqim e nevoja të tjera të jetës.

“Nuk mundesh me lidhë fillimin e muajit me fundin e muajit me 100 euro. Mesataren që e shpenzojnë pensionistët për barna është diku 60 euro dhe ju mbeten 40 euro. Nëse 40 euro përdoren për ushqim, nga një byrek në ditë që është 130 cent një, tani nuk ka as drekë as darkë, as për të paguar rrymë, as për ngrohje, as veshmbathje”, tha ai për EO.

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se aktualisht janë 149 mijë pensionistë kosovarë që marrin nga vetëm 100 euro në muaj, shumë kjo e pamjaftueshme për jetesë normale.

Jakaj për Ekonomia Online ka thënë se reformat pensionale dhe sociale janë paraparë në programin qeverisës 2021-2025, por ato nuk kanë ndodhur.

“Në programin qeverisës 2021-2025 është paraparë reforma pensionale dhe sociale, por ajo nuk ka ndodhur brenda dy viteve të para. Kanë ndodhur disa propozime, disa vendime, por reforma nuk ka pasur. Aktualisht janë 200 mijë pensionistë; 49 mijë janë kontribut-pagues, ndërsa 149 mijë janë pensionistë të cilët marrin shumën mujore prej 100 eurove. Shuma prej 100 eurove nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye konsiderojmë si IKD se reforma pensionale dhe sociale duhet të behët sa më shpejt”.Jakaj tha se gjendja e pensionistëve është rënduar edhe më shumë nga krizat botërore dhe rritja e çmimeve e produkteve bazë.

Ai e ka cilësuar të drejtë vendimin e i Gjykatës Kushtetuese për t’u shfuqizuar dispozita ligjore për pensionistët të cilët nuk kanë pasur 15 vjet përvojë pune.

“Si rezultat i mosreformimit të Ligjit për skemat pensionale, e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shfuqizon dispozitën ligjore, përkatësisht një nen diskriminues për pensionistët të cilët nuk kanë mundur ta marrin pensionin e plotë për shkak se nuk e kanë 15-vitshin, para 31 janarit të vitit 1999. Fatmirësisht kjo dispozitë është shfuqizuar dhe është urdhëruar Kuvendi dhe Qeveria që t’i bëjnë ndryshimet deri me 15 korrik 2023″, tha ai.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në “Interaktiv” të KTV-së të martën, ka thënë se Kuvendi është dashur të jetë më efikas me kalimin e disa projektligjeve gjatë dy vjetëve të fundit, si ajo për pagë minimale e për reformën në skema pensionale.

“Si Kuvend, po nisem nga pozita aktuale, do të mund të ishim shumë më efikas në kalimin e disa projektligjeve të rëndësishme, si ligjin për pagën minimale, e pastaj votimi që ka mbetur ende, për reformën e skemave sociale e pensionale, gjithashtu edhe një mori projektligjesh tjera të rëndësisë së veçantë, të cilat na kërkohet të kemi mundësi e fokus më të madh për t’i kaluar”, tha Kusari-Lila./koha.net/

Download Best WordPress Themes Free Download
Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
online free course
download micromax firmware
Download WordPress Themes Free
free download udemy course
Previous Post

Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Reçan të Prizrenit

Next Post

Kurti takohet me Peachin, diskutohet për zhvillimet e sfidat rajonale

Next Post
Kurti takohet me Peachin, diskutohet për zhvillimet e sfidat rajonale

Kurti takohet me Peachin, diskutohet për zhvillimet e sfidat rajonale

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
FSK-ja realizon garën “Forca 2022”

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

April 1, 2023
Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

April 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.