Dega e PDK-së në Prizren, ka njoftuar se përkundër disa informacioneve dhe lakimit në disa media ende nuk është vendosur për emrat e kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
PDK në Prizren: Ende s’kemi listë përfundimtare për deputetë

“Janë nxjerrë në mënyrë në paautorizuar në publik disa nga emrat e përmendur si kandidatë potencial për deputetë, kurse akoma asgjë nuk është as e propozuar formalisht e lëre më të jetë konfirmuar”, ka shkruar kreu i degës, Shaqir Totaj.
Sipas tij, PDK është duke analizuar rrethanat dhe disa emra konkretë dhe se për listën përfundimtare do të vendoset së shpejti
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj pas “Marshit për Liri”: E gjithë Kosova në këmbë në mbrojtje të së vërtetës

Marshi në Prishtinë përfundon i qetë

PDK nuk shkon në seancën e së dielës, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

