PRIZRENI ME RAJON

PDK dënohet me 2000 euro gjobë për tubimin e mbrëmshëm në Prizren

PDK dënohet me 2000 euro gjobë për tubimin e mbrëmshëm në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shkurt 2021, 20:02

Inspektorati i komunës së Prizrenit e ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës për shkelje të ligjit kundër pandemisë gjatë fushatës.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar në Facebook se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.

Postimi i plotë:

Final 8 Kupa e Kosovës pa tifoz e tubimet e subjekteve politike të stërmbushura! ❌

Si Drejtori e Inspektorateve kemi një bashkëpunim të madh me inspektorët e AUV e kjo u vërtetua edhe mbrëmë ku pas inspektimit në mbrëmje kemi hasur në një tubim nga subjekti politik PDK, që i shkel të gjitha rregullat dhe ligjet e pandemisë. Fatkeqësisht kemi njerëz që kanë humbur jetën nga COVID-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi andaj më nuk do të rrijmë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt.

Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre!

Boll ma!

P.S të gjitha gjobat do të shqiptohen vetëm me daljen e inspektorëve në vendngjarje dhe jo me anë të fotografive që gjithçka të jetë transparente edhe për subjektet politike.

Final 8 Kupa e Kosovës pa tifoz e tubimet e subjekteve politike të stërmbushura! ❌

Si Drejtori e Inspektorateve kemi…

Posted by Edon Muçaj on E mërkurë, 3 Shkurt 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika