Pak çaste më parë, GazetaBlic publikoi vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me rivotimin nga jashtë për komunën e Dragashit.
Sipas këtij vendimi, Diaspora e kësaj komune do të mund të votojë sërish për raundin e dytë të zgjedhjeve, teksa Supremja ka urdhëruar KQZ-në që t’i kryejë të gjitha përgatitjet, përcjell GazetaBlic.
Pas vendimit të Supremes, Shabani: Vendim i papritur, por do ta pranojmë!

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani. Njeriu që siguroi fitore në bazë të vendimit të PZAP-së, duke mos i llogaritur votat me postë, tha se ky vendim i Supremes ka qenë i papritur, por se do ta pranojnë, ani pse nuk kanë diskutuar në nivel të brendshëm.
“Në fakt nuk kemi prit që do të pezullohet vendimi i PZAP-së, megjithatë vendimi i Supremes është i pranueshëm për ne. Edhe pse nuk kemi pasur konsultime të brendshme, do ta pranojmë këtë vendim. Ne presim fitore sërish edhe në votim”, tha Shabani për GazetaBlic
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prodhuesit vendorë dalin me pesë kërkesë kërkesa për institucionet

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve

NATO për narrativat ruse në Ballkan: Propagandës i kundërvihemi me të vërtetën

