Bajram Gecaj, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me vendimin e rrjeteve sociale që t’ia pezullojnë llogaritë presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se nuk janë fer, pasi sipas tij, llogarit është dashur t’i mbyllen edhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas Trumpit, Bajram Gecaj kërkon që Twitter t’ia mbyllë llogarinë edhe Albin Kurtit

Gecaj në një postim në Facebook ka thënë se me këtë vendim rrjetet sociale s’janë treguar të drejta. Sipas tij, edhe Vetëvendosjes është dashur t’u bëhej i njëjti bllokim.
“Twitter e Facebook nuk janë definitivisht fer … është dashur shumë më herët t’ua mbyllin llogaritë edhe Albinit dhe udhëheqësve tjerë të Brigadave të Kuqe, pasi që ata jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!”, ka shkruar Gecaj në Facebook./GazetaBlic
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Pacolli: Nga viti i ardhshëm, Aeroporti “Adem Jashari” ofron ujë të pijshëm falas për udhëtarët

ShBA-të rikonfirmojnë mbështetjen për KFOR-in, Ernst takohet me Ulutash

EC Ma Ndryshe realizon nismën “Një dëshirë për rrugën time” edhe me banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren

