Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas IHK-së, të hënën dhe në fundjavë priten riga lokale shiu, ndërkaq gjatë ditëve tjera do të ketë kryesisht vranësira dhe intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.
Parashikimi i motit për sot!

Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës.Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Murati u bën thirrje qytetarëve: Aplikoni deri nesër për mbështetjen nga Pakoja e Inflacionit

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Guvernatori i BQK-së priti në takim krye-këshilltarin financiar të FMN-së, diskutojnë për stabilitetin financiar dhe reformat

