Kryeministri Albin Kurti i ka uruar sukses ekipit kosovar pas parakalimit në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
“Pas një rruge të gjatë, trasuar me fuqinë e ëndrrave të shumë brezave sportistësh, ekipi olimpik i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Kurti në Instagram.
“Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë. Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!”.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është nder dhe krenari të shohësh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës.
View this post on Instagram