Marrëveshja e përkohshme për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundon këtë të mërkurë (nesër).
Qeveria ka paralajmëruar se do të marr vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë, por një ditë para skadimit të kësaj marrëveshje ekzekutivi ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.
Për përfundimin e kësaj marrëveshje, foli zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, me t’u kthyer nga takimi në Bruksel.
“Në takimin ku është diskutuar për targat ne kemi deklaruar se afati përfundon më 15 shtator dhe nuk shohim arsye për vazhdim. Përdorimi i targave ka filluar në prill në vitin 2011 dhe palët pastaj kanë devijuar dhe kanë tentuar ta bëjnë marrëveshje të përhershme. Nevoja që kjo të trajtohet në Bruksel është artificiale”, tha ai.
Pyetjeve të FrontOnline se a do të merr sot Qeveria “Kurti” vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa, nuk i janë përgjigjur kabineti i Kurti e as zëvendëskryeministri Bislimi.
Ish-ministri i Brendshëm tregon arsyet e mos vendosjes së reciprocitetit
Por zbatimin e reciprocitetit për targa, nuk po e sheh problematike, ish-ministrit i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa.