- Reklama -

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi, kush fshihet pas tyre?

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar.

Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

- Reklama -

Duke analizuar pamjet dhe fotografitë, Radio Evropa e Lirë përcaktoi se flamujt në protestë u mbajtën nga anëtarë të degës së të rinjve të partisë opozitare parlamentare të krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike e Serbisë (Novi DSS).

Në protestë u vu re edhe një përfaqësues i ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Image
Foto: Tubimi i studentëve para Fakultetit Juridik në Beograd, 14 janar 2025.
Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

“Klubi 451” i thirri nacionalistët në protestë

Në protestën e studentëve të mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në Beograd u pa edhe një pankartë ku shkruhej “Rinia, Liria, Atdheu”, e nënshkruar nga shoqata e ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Image
Anëtarë të “Klubit 451” ultra të djathtë.
Në radhët e para të studentëve të mbledhur, Radio Evropa e Lirë identifikoi Zhelko Gërbiqin, anëtar i kësaj lëvizjeje ultra të djathtë.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se ai është student në Fakultetin Juridik në Beograd.

Gërbiqi nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse “Klub 451” ka organizuar shkuarjen e anëtarëve të tij në tubimin protestues.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Rama ndan shifrat: Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit...

Maqedonci e Jashari priten në DASH, flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bashkë me...

Suedia i bashkohet operacionit të NATOS-s në Detin Baltik

Suedia do të marrë pjesë në një operacion të...

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort