Që prej fillimit të pandemisë imunologu, Anthony Fauci ka këshilluar presidentin amerikan Donald Trump për trajtimin e pandemisë.Mirëpo, së fundmi ai e ka kritikuar për strategjinë që po ndjek, menjëherë nëj reagim ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë duke e akuzuar ekspertin se kërkonte qëllimisht të dobësonte presidentin disa ditë para zgjedhjeve.
Pak orë para zgjedhjeve Fauci kritikon Trump: Situata nuk është e mirë, ne do të vuajmë

Fauci, një këshilltar i respektuar prej kohësh për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, kritikoi autoritetet amerikane në një intervistë me Washington Post duke thënë se “ata nuk mund të reagonin më keq” ndaj rritjes së rinovuar të numrit të njerëzve të infektuar.
“Situata nuk është e mirë. Ne do të vuajmë”-tha Fauci, duke shtuar se Trump nuk kërkon më këshilla prej tij, por i drejtohet ekspertit, Scott Atlas, i cili mbron rihapjen e shoqërisë amerikane dhe jo forcimin e masave parandaluese.Ai shtoi se SHBA është e nevojshme të bëjnë një ndryshim të menjëhershëm në praktikat dhe trajtimin.Vendi mund të tejkalojë 100.000 raste të reja të Covid-19 në ditët në vazhdim dhe parashikoi nëj rritje të vdekjeve në javët e ardhshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Eliot Engel do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona, mbështeti ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb

Ekipi i Artemis II ka mbërritur në Tokë, duke i dhënë fund një udhëtimi gati 10-ditor rreth Hënës

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

