Përkundër pritjeve, pagat në Zvicër nuk u zvogëluan. Përkundrazi, shumë punonjës fituan më shumë në vitin e koronavirusit. Edhe në industrinë e goditur të restoranteve, pagat vështirë se kanë rënë, shkruan mediumi zviceran, 20 minuten.
Kriza e koronavirusit goditi shumë industri: Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike në Zvicër numëroi 165,000 të papunë në dhjetor të vitit 2020 – 39% më shumë se një vit më parë. Përkundër pritjeve, megjithatë, pagat në Zvicër nuk janë zvogëluar.
Në vitin e krizës (2020), të punësuarit madje fituan 1.5 deri në 2% më shumë se në vitin 2019. Sidoqoftë, një rritje e pagave nuk është për shkak të rritjes së njëkohshme të të punësuarve.





