Home LAJME Osmani: Vuçiqi është vazhdimësi e mendësisë së viteve ’90, që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Osmani: Vuçiqi është vazhdimësi e mendësisë së viteve ’90, që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

0
Osmani: Vuçiqi është vazhdimësi e mendësisë së viteve ’90, që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur për Samitin BE – Ballkan Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.

Përmes një deklarate për media, Osmani është shprehur se presidenti i Serbisë Vuçiqi është një produkt i një mendësie të vjetër, që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se “Kosova po tregon të kundërtën e asaj që po tregon Vuçiqi, po shtrin dorën e bashkëpunimit dhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer” dhe beson që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Për fat të keq, Vuçiqi është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është e kundërta e asaj që tregon Vuçiqi. Po shtrijmë dorën e bashkëpunimit edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar te njohja e ndërsjellë”, tha Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here