LAJME

Osmani takohet me Myftiun Tërnava, flasin për bashkëpunim

Osmani takohet me Myftiun Tërnava, flasin për bashkëpunim
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2021, 16:01

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Ajo theksoi rolin e rëndësishëm që BIK-u luan në promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve e feve të ndryshme në Kosovë, derisa vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes bashkësive fetare në promovimin e vlerave tradicionale të bashkëjetesës fetare.

Osmani potencoi në veçanti kontributin pozitiv të BIK në përçimin e mesazheve tek qytetarët e Kosovës në situatën e rëndë të përballjes me pandeminë.

Tërnava e uroi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika