- Reklama -

Osmani përshëndet marrëveshjen për paqe në Lindjen e Mesme: Të bekuar qofshin paqebërësit

Presidenti amerikan Donlad Trump mbrëmë ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

- Reklama -

Ajo përmes një postimi në rrjetin social X e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm dhe të vonuar drejt paqes së qëndrueshme në rajon.

“Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është urgjente. Paqe që është vonuar prej kohësh”, ka shkruar Osmani.

Osmani vlerësoi veçanërisht rolin e presidentit amerikan Donald Trump dhe administratës së tij për përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. “Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar udhëheqje të vërtetë dhe përkushtim për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët, si dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që breza të tërë njerëzish të pafajshëm kanë përjetuar”, u shpreh presidentja.

Ajo gjithashtu falënderoi ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për rolin e tyre kyç në këtë proces.

“Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre kyç në arritjen e këtij përparimi historik”, ka shkruar Osmani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort