- Reklama -

Osmani: Më çuan mesazhe se nëse s’e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit. Osmani në një konferencë për media tha se janë evidentuar “shkelje masive” në procesin e përzgjedhjes së Isufajn nga ana e Këshillit Prokurorial.

Shefj a shtetit tha se KPK ka bërë “presion i paligjshëm dhe jokushtetues” e ka vepruar “në kundërshtim me çdo praktikë të mëhershme të komunikimin ndërinstitucional”.

- Reklama -

Ajo përmendi edhe mesazhe, në të cilat, siç parafrazoi ajo, ka pasur edhe kërcënime për ngritje aktakuzash e arrestime.

“Në anën tjetër, unë mund t’ju them se ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë, e nuk do të bëjnë as tani”, tha Osmani.

Ajo foli edhe për mundësinë e dërgimin të vendimit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

“I inkurajoj deputetët që ta lexojnë këtë dokument ku janë të evidentuara të gjitha shkeljet në këtë procedurë të përzgjedhjes së Kryeprokurorit”, tha Osmani.

“Në qoftë se për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike, nuk është më betejë ligjore. Dhe kush do betejë politikë, me mua betejë politike do të ketë”, tha Presidentja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort