Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, i kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Sergio Souza Pinto, të cilin e falënderoi për mbështetjen e Portugalisë dhënë Kosovës.
Me delegacionin portugez presidentja Osmani diskutoi për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Sipas presidentes, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Prandaj, sipas saj, vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.





