Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ku ka thënë se Kosova është mishërim i vlerave mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka thënë se demokracia, të drejtat të njeriut dhe sundimi i ligjit janë tri vlerat mbi të cilat bazohet KE.
Ajo po ashtu ka shtuar se, secili shtet që beson dhe punon për këto vlera do ta përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj.
“DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë Osmani.
Kujtojmë se sot, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.