- Reklama -

Osmani e Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit

Në ditëlindjen e 68 të komandantit legjendar Adem Jashari dhe në ditën e Flamurit, presidentja Vjosa Osmani në mëngjesin e sotëm ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Ajo është shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

- Reklama -

Osmani tha se kjo dite historike fillon duke nderuar një figurë dhe familje po aq historike sa vetë flamuri kuq e zi.

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke nderuar një figurë dhe familje po aq historike sa flamuri kuq e zi, familjen Jashari. Duke shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është një moment reflektimi për gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë”- tha ajo.

Ndërsa, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës.

“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe ku është ngjizur lufta e UCK-së. Nëntorët do të festohen gjithmonë. Uroj që neve të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar e më të fortë”- tha ai.

Sot festohet 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort