Përfaqësuesit e ORCA-s Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca u pritën nga Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe zv.ministri Dukagjin Pupovci. Përfaqësuesit e ORCA-s përgëzuan Ministren dhe zv.ministrin për detyrat e pranuara dhe i ofruan mbështetje Ministrisë në avancimin e transparencës, llogaridhënies, integritetit në arsim e në Arsimin e Lartë në veçanti.
“Me këtë ORCA i kërkoi Ministres që të ndjekë shembullin e koleges së saj në Ministrinë e Drejtësisë e të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë, ku si parim do të ndiqej mësimi nga Surja An-Nisa, pra që e vërteta për integritetin e stafit akademik të dalë në publik pavarësisht partive nga vijnë pjesëtarët e stafit akademik”, thuhet në një njoftim të kësaj organizate.
Përfaqësuesit e ORCA-s i kërkuan Ministres Nagavci angazhim të shtuar në hartimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë dhe ligjin për Agjencinë e Akreditimit, të cilat ligje paraardhësit e Ministres Nagavci për disa vite me radhë nuk arritën t’i bënin.





