Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht sot për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ku cak ishin personat e përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes. Gjashtë të dyshuar përfunduan në pranga pas bastisjeve të kryera në Prizren e Suharekë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur kontrollet janë kryer në qytetin e Prizrenit dhe në fshatin Korishë, ku janë arrestuar tre persona, ndërsa tre të tjerë janë kapur në fshatrat Shirokë dhe Dubravë të Suharekës.





