Pas një qëndrimi katër javor në Wuhan të Kinës, ekipi ndërkombëtar i ekspertëve kinezë dhe OBSH-së njoftoi sot se nuk kishin mundur të zbulonin origjinën e pandemisë së COVID-19 duke e konsideruar shumë të pamundur teorinë për një rrjedhje nga një laborator, por pa mundur të identifikonin kafshët si përgjegjëse të sëmundjes.
“Një transmetim i koronavirusit nga një kafshë e parë dhe më pas te një e dytë para një kontaminimi te njeriut është hipoteza më e mundshme”, theksoi Peter Ben Embarek, kreu i delegacionit të OBSH-së, i cili ndërmori një hetim në Wuhan, ”djepi” i epidemisë, në pjesën qendrore të Kinës, raporton ATSh.“Kjo pistë kërkon gjithashtu më shumë kërkime shkencore dhe të synuara”, shtoi ai.
“Transmetimi nga një kafshë është i mundur, por kjo e fundit nuk është identifikuar ende”, deklaroi Liang Wannian, kreu i delegacionit shkencor kinez.
Që prej rasteve të para të COVID-19 në Wuhan, pandemia ka shkaktuar më shumë se 2,3 milionë të vdekur në botë.“Në çdo rast, hipoteza e rrjedhjes së koronavirusit nga një laborator është shumë e pamundur”, sipas kreut të delegacionit të OBSh-së në Wuhan.
“Nuk ka mjaftueshëm prova […] për të përcaktuar nëse Sars-Cov-2 është përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019”, theksoi Liang Wannian.“Ne jemi në një proces dhe ne kemi nevojë për kohë dhe përpjekje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, theksoi Hung Nguyen-Viet, bashkëdrejtues i programit mbi shëndetin njerëzor dhe të kafshëve në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit në Nairobi.