LAJME

Nxënësit e „Loyola-Gymnasium“ vizitë studimore në Shkodër lidhur me bimët medicinale, mbështetur nga GIZ-i gjerman

Nxënësit e „Loyola-Gymnasium“ vizitë studimore në Shkodër lidhur me bimët medicinale, mbështetur nga GIZ-i gjerman
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2022, 10:17

Nxënësit e “Loyola-Gymnasium” si pjesë e projektit „Kids Love Nature“- „Fëmijët e duan natyrën“, mbështetur nga organizata gjermane GIZ, kanë qëndruar për dy ditë në Shkodër, në kuadër të një vizite studimore, si pjesë e grupit prej 60 nxënësish e të rinjsh nga qendra “Don Bosko” në Shkodër dhe shkollës “Ismail Qemali” në Tetovë, bëhet e ditur në faqen zyrtare të këtij gjimnazi.

Gjatë kësaj kohe, nxënësit tanë dhe bashkëmoshatarët e tyre nga Tetova e Shkodra kanë ndjekur seanca trajnuese mbi njohuritë dhe kultivimin e bimëve medicinale, për të vijuar pastaj punën në pasurimin me bimë të reja të kopshtit botanik në „Loyola-Gymnasium“ që tashmë ka një traditë të gjatë, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika