Nga emra të shumtë të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët morën ftesë për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara të Speciales, është edhe Faik Zogaj.Më 25 shkurt kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, njoftoi se Gjykata kishte ftuar edhe Zogajn.Sot, më 29 tetor, është edhe data e fundit kur Zogaj do të duhej të paraqitej para kësaj Gjykatë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Është vetë Zogaj, i cili deklaroi se nuk do të paraqitet para kësaj gjykate, të cilën thotë se nuk e njeh.Dje, përfaqësues zyrtarë të Gjykatës i shkuan në shtëpi dhe i kërkuan të paraqitej para Dhomave të Specializuara.“Unë kam deklaruar edhe më parë se nuk do të paraqitem para kësaj gjykate, sepse nuk e njoh. Derisa kriminelët serbë i lënë të lirë e arrestojnë vetëm ish-ushtarët e UÇK-së, nuk i paraqitna kësaj gjykate, në atë ditë që kriminelët i arrestojnë është tjetër.





