Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive e Turqisë njoftoi se një tërmet është regjistruar afër qytetit Antalia, që shtrihet në bregdetin e Mesdheut.Sipas njoftimit zyrtar, tërmeti kishte fuqi prej 5.2 shkallësh të Rihterit, shkruan Anadolu.Ende nuk ka raportime fillestare për dëme apo viktima të mundshme.
Një tëmet i fuqishëm godet Antalian

Ndryshe, Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.Në fund të tetorit, nga një tërmet që e goditi rajonin e Izmirit mbetën të vdekur 117 persona në Turqi dhe 2 në Greqi.Një tërmet edhe më i fuqishëm kishte ndodhur afër Stambollit në vitin 1999. Në atë kohë, fuqia e dridhjes ishte 7.6 shkallë të Rihterit dhe nga pasojat kishin vdekur rreth 17 mijë persona.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




