RAJONI DHE BOTA

Një shqiptar në histori të Përfaqësues zvicerane

Një shqiptar në histori të Përfaqësues zvicerane
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2023, 22:28

Zvicra ka barazuar 1-1 me Izraelin në ndeshjen e prapambetur kualifikuese të Euro 2024 dhe i merr vendin e parë Rumanisë në Grupin I, edhe pse me pikë të barabarta, nga 16 sosh.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për një kapiten, një lider. Ky është Granit Xhaka.

Ndeshja ndaj Izraelit ishte e 119-ta për të me Nati-n. Ai është bërë futbollisti me më shumë paraqitje për Zvicrën.

Gjatë këtij rrugëtimi numëron edhe 14 gola, por edhe shumë paraqitje të jashtëzakonshme nga lideri i mesfushës dhe truri i Zvicrës.

Kujtojme se Granit Xhaka është nga viti 2011 pjesë e Zvicrës, skuadrës seniore. Me U17 ishte shpallur kampione e Botës me Zvicrën.

Gjithashtu Xhaka ka marrë pjesë edhe në tri Kampionate Evropiane e tri Kampionate Botërore me Zvicrën.

Xhaka ka lindur më 27 shtator 1992, në Basel të Zvicërës por prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai është vëllai më i vogël i Taulant Xhaka, i cili është gjithashtu një futbollist.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika