LAJME

Një paciente humb jetën në Spitalin e Prizrenit

Një paciente humb jetën në Spitalin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2025, 09:03

Një rast i rëndë është raportuar të enjten në Spitalin e Prizrenit, ku një paciente ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vdekja e pacientes është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se pacientja femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika