LAJME

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Suharekë

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shkurt 2021, 09:01

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, përcaktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.K., për shkak të dyshimit të
bazuar se ka kryer veprën penale: dhunimi nga neni 227 par. 4 pika 4.8 lidhur me par. 1
të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e
moshës së mitur, ashtu që:

– Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të
njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon

momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e
detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale,
– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e
mëtejme të procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e
paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, në vijim të procedurës
duhet të dëgjohet, i pandehuri, dëshmitarët, po ashtu në këtë çështje duhet të mblidhen
edhe provat të tjera, andaj është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i
arsyeshëm, dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri
parasysh edhe masat tjera alternative, por konsideron se të njëjtat nuk janë të
mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës së pandehurit në procedurë gjer
në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit ka kryer
veprën penale e cila i vihet në barrë e posaçërisht kur hetimet në këtë çështje penale
janë në fazën fillestare.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes
Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon
ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika