Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.08.2021, ndaj të pandehurit G.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: tregtia e ndaluar nga neni 299 par.3.lidhur me par. 1. të KPRK-së, dhe veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore nga neni 312 par.5. të Kodit Penal të Republikës
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit G.S., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
– Më datë 20 korrik, në orët e mbrëmjes në afërsi të Prizrenit, i pandehuri G.S., në mënyrë të kundërligjshme arrin që nëpërmjet rrugëve ilegale të sigurojë dhe tregtoj mall të kontrabanduar, ashtu që gjatë kontrollit nga Njësiti i Doganës Anti-Kontrabandë tek i pandehuri G.S., hasin mall pa dokumentacion përkatësisht cigare të kontrabanduara pa banderolë me sasi prej 65 pako, në total prej 650,000.oo (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) copë cigare, ku vlera e mallit të tregtuar arrin shumën 7,800.oo (shtatëmijetetëqind) euro,





