Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për
caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasja e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 nën par. 1.5. lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr.06/L-074 (KPRK) dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par. 1 të KPRK-së .
Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 08.02.2021 deri me datën 07.03.2021.





