Një dekadë përpjekje për Liberalizim të vizave (Video)

Qytetarët e Kosovës ende vazhdojnë të presin para ambasadave të vendeve evropiane për të marrë viza për udhëtim jashtë shtetit.
Kjo meqë beteja e kosovarëve për lëvizje të lirë e nisur fiks para një dekade nuk ka marrë epilog.

Por në këto dhjetë vite nuk janë ndalur as përpjekjet.

Edhe në Ditën e Evropës që u shënua më 9 maj , u kërkua që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet lëvizja e lirë.

Franca mbetet njëra ndër vendet që ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën, e për këtë 81 organizata të shoqërisë civile në Kosovë më 9 maj i kanë dërguar letër president të Francës, të cilit i kanë kërkuar që të ndryshojë qëndrim sa i përket liberalizimit të vizave

“Mendoj që është momenti shumë i mirë që kjo temë të futet në agjendën e institucioneve të BE-së realisht të KE-së”, Taulant Hoxha- drejtor ekzekutiv i KCSF-së

Kurse sipas njohësi të çështjeve ndërkombëtare, Shqipërim Pula, mos liberalizimi i vizave për Kosovën është turp për vendet e Unionit Evropian.

“Të gjithë zyrtarët e Uninoit Evropian ndjehen të trupuar për situatën që kanë në Unioni Evropian dhe turpi i unionit është vetë Kosova që është krijuar si geto ….”, Shqipërim Pula-njohës i çështjeve ndërkombëtare.

E qytetarët e Kosovës ndjehen të diskriminuar që ende nuk mund të lëvizin në zonën Schengen.

Kosova edhe pse nuk është pjesë e Bashkimi Evropian, këtë të hënë kishte festë zyrtarë për ndër të ditës së Evropës.

Next Post

Të Fundit