LAJME

Nga nesër do të ketë reduktime të ujit në disa rrugë të qytetit të Prizrenit

Nga nesër do të ketë reduktime të ujit në disa rrugë të qytetit të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2022, 15:45

KRU “ Hidroregjioni jugor” në Prizren, njofton se për shkak të fillimit të ekzekutimit të punimeve për realizimin e projektit: nga punëkryesi NNSH “CO-ING”, me datë 07.11.2022, sipas kontratës nr; 70433702-22-8355-5-2-1/C134, “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugët e evidentuara – Prizren“.

Njoftimi i plotë:

”K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – PRIZREN, njofton konsumatorët e ujësjellësit që shtrihen në rrugët e qytetit të Prizrenit:

• „Vjosa“

• „Marie Kraja“

• „Hajdin Rrahmanaj“

• „Sarajeva“ dhe

• „Shkodra“

Ku do të ketë ndërpreje të kohëpaskohshme dhe selekive të furnizimit me ujë gjatë ditës. Orari i ndërprerjeve do të varet nga infrastruktura ekzistuese, natyra dhe dinamika e punimeve, me kohëzgjatje maksimale gjatë ditës prej h; 08:00÷17:00, për të cilat veçmas do të njoftoheni paraprakisht.

Plani i paraparë dinamik për kryerjen e punimeve është: 3 muaj kalendarik. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika