LAJME

Nga 8 marsi, policia shqiptoi 2446 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë

Nga 8 marsi, policia shqiptoi 2446 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2021, 15:40

Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë, njoftoheni se nga data 08-11, ka shqiptuar 2446 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”, thekson komunikata e PK-së.

Realizimi i këtij operacioni do të vazhdojë në të gjithë vendin, me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.

OPERACIONI ROADPOL – RRIPI I SIGURISË

Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol -…

Posted by Kosovo Police on E premte, 12 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika