Të shtunën, skuadra e Lirisë do të zhvillojë ndeshjen e 1/8-ës së Kupës së Kosovës kundër skuadrës nga elita e futbollit kosovar KF “ Llapi” nga Podujeva, njëherit mbajtës aktual i trofeut të garës më masovike futbollistike në vendin tonë.
Në skuadrën prizrenase e cila sapo është kthyer nga faza përgatitore në Durrës, mbretëron optimizëm maksimal që në arrijnë të eleminojnë nga garat e Kupës njërën nga skuadrat pretendente të këtij trofeu, si dhe një test i rëndësishëm para vazhdimit të edicionit futbollistik, me të vetmin synim, rikthimin në eliten e futbollit kosovar.
Ndeshja e 1/8 së Kupës së Kosovës, ndërmjet Lirisë e Llapit, zhvillohet të shtunën me 4 shkurt në ora 13.00 në stadiumin ‘Përparim Thaçi’.