- Reklama -

Në universitetin gjerman hapet mundësia e studimit të gjuhës shqipe

Në Universitetin Regensburgut në Gjermani, është hapur mundësia e studimeve të gjuhës shqipe.

- Reklama -

Këtë e ka bërë të ditur ambasadoti i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti. Ajeti ka thënë se hapja e studimeve të gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut është dhe një sukses i radhës dhe një mundësi unike për studentët.

“Kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët, që janë të interesuar për studimin e gjuhës shqipe dhe për të thelluar njohuritë e tyre të një prej gjuhëve më të vjetra evropiane e me një histori të pasur dhe një kulturë të veçantë. Ishte një kënaqësi që për nder të hapjes së studimeve shqiptare në Universitetin e Regensburgut, të mbaja një ligjëratë për profesorët dhe studentët e këtij universiteti dhe të bashkëbisedonim mbi prioritetet e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme kulturore. Përkrahja ndaj gjuhës shqipe si një opsion studimi në universitetet të tilla do të vazhdojë të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ajeti.

Ndërsa ka thënë se ky është një shans që nuk duhet humbur.

“Nëse jeni student apo një pasionant i gjuhës shqipe , ky është një shans që nuk duhet humbur. Le të përcjellim këtë lajm të mirë dhe të festojmë bashkë këtë hap të rëndësishëm në prag të Festave të Nëntori”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Ndryshe, Universität Regensburg është tani universiteti i tretë në Gjermani, pas atij Ludwig-Maximilians-Universität München dhe Universität Jena, që ofrojnë studime të gjuhës shqipe .

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort