LAJME

Në prag të festës së Kurban Bajramit, dy familje prizrenase ia shtrinë dorën e pajtimit njëra tjetrës

Në prag të festës së Kurban Bajramit, dy familje prizrenase ia shtrinë dorën e pajtimit njëra tjetrës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2021, 20:28

Jo të pakta janë rastet e hasmërisë nëpër familjet e kosovare.

Por një gjë e mirë ndodhi sot në prag të festës së Kurban Bajrami, në mes familjes Kryeziu nga Arbana e Prizrenit dhe familjes Shala nga Hoqa e Qytetit.

Për këtë këtë gjest sa fisnik dhe burrëror, njoftoi Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Edhe Fetah Bekolli, aktivist i palodhur në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në mbarë vendin tonë, ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Sot, nē prag të Kurban Bajramit, së bashku me Fetah Bekolli (kryetar i Këshillit për pajtim të gjaqeve në Prizren) dhe Mirsad Çollakun, bëm pajtimine ngatrresēs midis familjes së Skender Kryeziut nga lagjja Arbana dhe Ridvan Shala nga Hoqa e Qytetit!

Dhashtë zoti që midis familjeve shqiptare mos të përsēritet asnjë e keqe.

Zafa

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika