LAJME

Në mesin e viktimave nga Covid-19 edhe një 47 vjeçar nga Prizreni

Në mesin e viktimave nga Covid-19 edhe një 47 vjeçar nga Prizreni
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Dhjetor 2020, 14:39

11 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në mesin e viktimave më i riu është një 47 vjeçar nga Prizreni, shkruan Reporteri.

Në komunat ku janë shënuar rastet tjera të vdekjeve janë: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).

Sot janë konfirmuar edhe 561 raste të reja me Covid-19, gjersa numri i të shëruarve është më i madh, me gjithsej 884 persona që kanë mposhtur Covid-19. /Reporteri.net

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika