Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq në festën e birrës.
Sipas njoftimit, organizatorët veçse kanë dorëzuar dokumentin në Komisariatin e Policisë që njofton për protestën që planifikohet të mbahet sot nga ora 11:00.
“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviq në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët dhe që pritet të zhvillohet nesër”, bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës.





