Sot janë përkujtuar dëshmorët nga komuna e Prizrenit, Asret Poniku dhe Arsim Poniku, në 26 vjetorin e rënies së tyre për liri.
Më 7 shtator 1998, nga plumbat e policisë e UDB-së serbë, përpara shtëpisë fillimisht i plagosën e më vonë edhe i vranë barbarisht Asret dhe Arsim Ponikun.
Sot, varri i Asretit dhe i Arsimit gjendet në Landovicë duke pushuar përherë nën petkun e emrit si dëshmorë të kombit.
Biografia e dëshmorit të kombit – Arsim Poniku
ARSIM PONIKU (1979-1998) INFERMIER
Arsim R. Poniku u lind më 24.07.1979 në Prizren. Familja e Sylejman Ponikut në vitin 1972 kishte ardhur nga fshati Malësi e Verrinit në Prizren, pikërisht në lagjen Tusuz. Prindi i Arsimit, Ramadan Poniku, ishte djali më i madh i Sylejman Ponikut.
Vitet që tani më i kishte kaluar familja Poniku në qytet, kishte krijuar kushte që të paktën brezat e ri të kishin mundési të shkolloheshin. Një dëshirë të tille e bart edhe Ramadani, i cili pas shkollimit fillor, djalit të tij Arsimit i mundëson shkollimin e mesëm, drejtimin e mjekésisë. Shkollën e mesme e mbaron me shumë sukses dhe përkundër vështirësive arrin të regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, drejtimin e kimisë.
Por kohët e demonstratave të vazhdueshme kundër shtypjes që bënte okupatori serb ndaj popullit shqiptar, kishin zgjuar edhe shtresën studentore në protesta kundër kësaj shtypje. Ishin e paraluftës, kur gjithandej Kosovës protestohej kundër késaj shtypjeje. I pandashëm nga protestat e studentëve në Prishtinë e Prizren, ishte edhe Arsim Poniku, madje edhe në ballë të tyre. Gjatë këtyre protestave ai u arrestua dhe në burgun e Prizrenit u rrah nga policia Serbe, deri në alivanosje. Ishin vitet 98-99 kur protestohej vazhdimisht kundër shtypjes nga okupatori serb dhe së fundi edhe në mbështetje të luftës që sa po kishte filluar, në pranverën e 98-s në Drenicë. Fillimi i zgjerimit të luftës nëpër zonat e Kosovës, Arsimin e ktheu në vendlindje për t’u angazhuar pastaj në celulat e para të UÇK-se në Vërri.
Ishte ky marsi i vitit 1998, kur së bashku me xhaxhain e vetë Asretin u angazhuan nëpër celulat e para të UÇK-së në Vërri, sidomos në pikat afër vitet lagjes Tusuz të Prizrenit. Më vonë me themelimin e spitalit ushtarak në Malësi te Verrinit, ai angazhohet si teknik medicinal në këtë spital. Eshtë me rëndësi të thuhet se në këtë spital shërbente edhe xhaxhai i dytë i Arsimit, dr. Imet Poniku. Ky spital ushtarak udhëhiqej nga dr. Sherif Krasniqi, ndërsa kishte edhe personel tjetër teknik, si: tek. medicinal, Shahir Muji, Idriz Braha, Mihrije Selmanaj, Hysnije Kryeziu, Hafife Mehmetaj etj. Në këtë spital, Arsimi kreu shumë detyra, si Brenda në spital, po ashtu edhe në terren me ushtarët e zonës. Për të genë më i qarte, në këtë pikë, ai u angazhua që ushtarët e UÇK-se t’i përgatisë edhe në aspektin e dhënies se ndihmës se parë në situate emergjente, si ato të luftës. Gjatë kryerjes së këtyre detyrave, Arsimi u tregua shumë aktiv dhe I palodhshëm. Fjalet më të mira për të, i thotë edhe dr. Sherif Krasniqi, ish udhëtheqës i spitalit të UÇK-së në Malesi të Vërrinit. Arsimi merr pjesë edhe në shumë beteja që u zhvilluan në zonën e Verrinit, duke qenë gjithmonë pranë shokëve për t’u ndihmuar. Vlen të përmendet beteja e 16 Korrikut, pastaj ofensiva e armikut kundër Zonis së Vërrinit, nga 1-6 shtatori i 1998 -s, etj.
Gjatë kësaj ofensive, Arsimi kontribuoi shumë në përkujdesjen për ushtarët që gjendeshin të plagosur në spital, pastaj të plagosurit që vinin nga vijat e frontit, deri në tërheqjen e tyre drejt qytetit të Prizrenit, sepse siç dihet, spitali ushtarak në Malesi të Verrinit granatohej pa ndërprerë nga artileria serbe në atë kohë. Përveç përkujdesjes dhe ndihmës që iu dha ushtarëve të plagosur, ai u angazhua edhe në strehimin e tyre nëpër qytet. Është e pamundshme që ky kontribut gjatë këtyre ditëve të përmblidhet me këto fjalë. Për një gjë të tillë kërkohet një hulumtim i gjerë për ta ndriçuar Përveç përkujdesjes dhe në tërësi aktivitetin dhe kontributin e Arsimit në këtë kohë.
Eshtë shume i rëndësishëm edhe një fakt se, shtëpia e tyre edhe gjatë atyre ditëve, qe bërë gati sinjë spital i improvizuar në lagje, sepse shumica e të plagosurve dhe të ardhurve nga fshatrat e Verrinit strehoheshin aty. Arsim Poniku se bashku me xhaxhain e tij Asretin, ranë në krye të detyrës, në vlugun e aktivitetit, atehere kur kishin më sẽ tepërmi nevojeshoket dhe lufta. U vra përpara shtëpisë së tyre, pasi që siç dihet, familja e Sylejman Ponikut ishte rrethuar nga policia dhe UDB-a serbe në Prizren.
Edhe për aktivitetin e Arsimit, UDB-a serbe ishte e njoftuar, prandaj edhe e bëri rrethimin e shtëpisë së tyre meqë ishte e njoftuar se atë mbrëmje ata ishin në shtëpi. Arsim Poniku dhe xhaxhai i tij Asreti, ranë në krye të detyrave, në mbrojtje të familjes, shtëpisë, trojeve të tyre stërgjyshore, duke mos u něnshtruar për të gjalle përpara okupatorit barbar.
Pa i numëruar e mbledhur këto plage gjithandej Vërrinit, barbarët serbë të informuar kontributin e djemve dhe nipave të Sylejman Ponikut ia rrethojnë shtëpinë në Prizren. Pikërisht më 7 Shtator 1998 në orën 19:30 nga plumbat e policisë e UDB-ashëve serbë, përpara shtëpise së vet plagoset e më vonë edhe e vrasin Asret Ponikun, pak çaste më vonë edhe nipin e tij, Arsim Ponikun.
Rënia e Arsimit ishte humbje e madhe si për familjen edhe për shokët dhe luftën. Ne përshkrimin e shokëve gjenden fjalët më të mira, për zemërgjerësinë e tij, shpirtin human, heshtjen që fliste shumë, atdhetarizmin dhe guximin për sakrificë në shërbim të atdheut. Të gjitha këto veti I kishte Arsimi, të trashëguara nga familja e Sylejman Ponikut. Prishtina, me notat e shënuara të Arsimit mbeti deshirë e parealizuar në projektet dhe vizionin për të ardhmen e tij sa më të mirë dhe shoqërisë së gjerë.
Arsimi hyri në përjetësinë e lirisë së atdheut, për të qenë i pavdekshëm, sa të ketë diell mbi keto troje, Të pakta janë këto fjalë karshi veprës sẽ madhe të Arsimit dhe të Asretit, por le të ndezim pak dritë në biografinë e këtij deshmori të kombit.
Nga banorët e Malësisë së Vërrinit, në vendlindjen e babait të tij, në Malësinë që aq shumë iu gjend në situatën më të vështirë të luftës, më 2 shtator 2004 i është ngritur një lapidar ku janë të skalitur portretet dhe emrat e Arsim e Asret Ponikut dhe shumë deshmorëve e martirëve të kombit. Univesiteti Prishtinës e dekoroi Arsim Ponikun POST MORTUM me DEKORATËN- STUDENTI MARTIR, ndërsa një rrugë në Lagjen Trimave në Prizren u emërua me emrin e studentit dhe dëshmorit “Arsim Poniku”. Populli nuk i harron bijtë e vet. Ata i mban fuqishëm në gjirin e tyre për ti kujtuar ata për jetë. Sa herë vijnë shtatorët, i freskët vjen kujtimi për ta.
Varri i Arsimit dhe i Asretit gjenden në Landovicë, ku prehen përjetësisht eshtrat e të gjithë dëshmorëve të kombit.
Biografia nga Mentor Poniku