LAJME

Ndriçohen sheshet e Prishtinës

Ndriçohen sheshet e Prishtinës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2020, 19:16

Është ndezur ndriçimi për festat e fundvitit në sheshet kryesore të Prishtinës.

Deri vonë Komuna e Prishtinës s’kishte vendosur nëse do t’i zbukuronte hapësirat me drita e materiale festive, pasi ekzistonte frika që dekorimi do të mund të nxiste grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe. Madje kryetari Shpend Ahmeti kishte pyetur qytetarët në Facebook për mendimin e tyre se a duhet të ketë zbukurim sivjet. Shumica e tyre ishin që sheshet të dekorohen.

Për zbukurimin e qytetit, Komuna kishte në dispozicion 70 mijë euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika