Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes një komunikate për media është njoftuar se më datë 12 janar, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën nga Spitali Rajonal i Prizrenit se në Repartin e Emergjencës ishte dërguar personi T.O., mashkull, 47 vjeçar, punonjës i Gjykatës Themelore në Prizren.
Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, policia jep detaje

Po ashtu bëhet e ditur se sipas mjekut kujdestar, personi ishte dërguar pa shenja jete.
“Menjëherë, njësitë policore kanë dalë në Emergjencë, ndërsa më pas janë informuar edhe hetuesit kujdestar, të cilët kanë njoftuar Sektorin Rajonal të Hetimeve. Nga hetuesit policorë, në konsultim me prokurorin kompetent, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”, ka thënë tutje zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidentja Osmani dhe ministrja Bogujevci urojnë Luana Bajramin për suksesin e filmit ku ajo luan

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Shefi i BE-së largohet nga Kosova, Avio Orav merr detyrë të re në Turqi

