PRIZRENI ME RAJON

Ndahet nga jeta ish nënkryetari i komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi

Ndahet nga jeta ish nënkryetari i komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2020, 16:12

Sot më datë 16.12.2020, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare humanisti i madh dhe ish-nënkryetari i komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, si pasojë e infektimit me coronavirus.

I ndjeri, për vite me radhë ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të komunës së Suharekës, si dhe ka qenë zyrtar i lartë i degës së LDK-së në këtë komunë.

Poashtu, Rexhep Kuçi, është shquar edhe për humanizmin e rrallë, ndërsa ka ka qenë edhe përgjegjës i Shoqatës ” Handikos” në Suharekë./tvprizreni.net/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika