LAJME

Ndahen nga 300 euro për mbi 6 mijë policë

Ndahen nga 300 euro për mbi 6 mijë policë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Dhjetor 2020, 19:51

Qeveria e Kosovës ka ndarë një milion e 598 mijë euro për 6 mijë e 124 policë për periudhën tremujore, tetor, nëntor, dhjetor, për angazhimin e shtuar në kohën e pandemisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në mbledhjen e 52-të, është vendosur që këta policë të paguhen nga 100 euro në muaj, apo 300 euro në total për këtë tremujor.

Pagesat për të tre muajt do të bëhen me pagën e muajit dhjetor 2020, ka njoftuar Qeveria.

“Sipas vendimit për zyrtarët aktiv policor do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion  e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policor, nga 100 euro në muaj për periudhën Tetor, Nëntor dhe Dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave” thuhet në një njoftim të Qeverisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika