Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.
Nagavci kërkon respektimin e masave në shkolla

Nagavci ka thënë se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.
“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tahiri i bën thirrje LVV-së për Specialen: Çka po prisni, a po prisni dhunë apo shkallëzim?

Blerta Deliu: “Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, shkruan pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Hamzës

Çitaku: I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe ta votojnë Ligjin për Specialen

