LAJME

Mustafa: Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së s’duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre

Mustafa: Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së s’duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2020, 16:56

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka reaguar pas arrestimit të Jakupit Krasniqit nga EULEX.

Ai ka thënë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.

“Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare.

Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyrë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës.

Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale”, shkruan Mustafa.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika