Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar ministrinë e Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla për veprimet e tij “bamirëse”, karshi Policisë së Kosovës.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës në njërën anë krenohet se e ka miratuar buxhetin më të lartë për siguri, e nga ana tjetër sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë.
“Në njërën anë krenohen qe kanë miratu buxhetin ma të lartë për siguri, në anën tjetër sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësisë. Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i qeverisë së Albin Kurtit për turpin e tij e tonin si shtet, po mburret që ushqimin për policinë në Veri po e siguron përmes rrugës së bamirësisë”, ka shkruar ajo.





