Pas rritjes së faturave të tatimit në pronë, ministri i Financave Hekuran Murati, ka propozuar që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro, por që sipas tij kjo nuk është pranuar nga deputetët e opozitës.
Ministri nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se sapo përfundoi raportimin në Komisionin Parlamentar për Buxhet, në lidhje më çështjen e faturave të tatimit në pronë.
“Me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, dhashë propozimin konkret që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit”, tha Murati.





