RAJONI DHE BOTA

Mrekulli në Turqi, nëna dhe tre fëmijët nxirren të gjallë pas 23 orësh nën rrënoja

Mrekulli në Turqi, nëna dhe tre fëmijët nxirren të gjallë pas 23 orësh nën rrënoja
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2020, 16:06

Shpresa se nën rrënoja mund të ketë ende të mbijetuar i shtyn ekipet e shpëtimit në Turqi të mos e ndalojnë punën.

Në këto orë dramatike për qytetin e Izmirit, të goditur përpara dy ditësh nga një tërmet i magnitudës 6.6 sipas mediave vendase, dhe 7 sipas shtypit amerikan, deri tani janë nxjerrë të gjallë më shumë se 100 persona. Shifrën e pohoi vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Nëntë janë zonat ku po përqendrohen kërkimet. Deri tani, të zhdukurit llogaritet të jenë 180.

Në një ndërtesë të shtunën, punonjësit e shpëtimit i fokusuan përpjekjet e tyre tek nxjerrja e pesë pjesëtarëve të një familjeje. Pasi arritën të hapin një lloj tuneli mes gërmadhave, ata mundën të flisnin me 38 vjeçaren Seher Perincek, e cila kishte mbetur e bllokuar së bashku me dy binjakë 11 vjeç, djalin 7 vjeçar dhe vajzën 3 vjeçe. 23 orë pas tërmetit, Perincek u nxor së bashku me tre prej fëmijëve të saj; tjetri po kërkohet ende. Një video që qarkulloi në rrjete tregonte një punonjëse femër shpëtimi duke qetësuar një 16 vjeçare të ngecur nën rrënoja. Duke qarë, vajza iu lute t`i shtrëngonte dorën se kishte frike, dhe punonjësja i thotë se do ta nxjerrin prej andej.

Nëna jote po të pret këtu, i thotë ajo. Në mesin e viktimave në Izmir, janë dhe dy shtetas të së njëjtës familje me origjinë nga Kosova. Mësohet një prej tyre, një grua 62 vjeçe, ishte hedhur te mbulonte me trupin e saj te birin 28 vjeçar.

Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të viktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë. Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, humbën jetën dy adoleshentë e u plagosën tetë persona të tjerë, ndërsa pati dhe një mini-tsunami./tch

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika