Sipas Institutitit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashikohet të ketë mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamike, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.
Ndërsa përmes një komunikate për media Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka udhëzuar për ngritje të gadishmërisë të institucionevr përgjegjëse pas paralajmrimve të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime.
“Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime në ditët në vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për Qendrat Operative Emergjente 112, Njësitë Profesionale të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ, Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendror”, thuhet në reagimin e Agjencisë.